Turqi, Erdogan dhe Kiliçdaroglu do ‘lajnë hesapet’ në raundin e dytë më 28 maj

16 Maj 2023 | 15:11

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që ka qeverisur vendin e tij me dorë të hekurt për 20 vjet, ka mbetur i mbërthyer në një garë të fortë elektorale.

Gjasat janë që ai të shkojë në balotazh pas dy javësh kundër sfiduesit kryesor të tij, pasi asnjëri prej tyre nuk e kaloi pragun prej 50 për qind të votave. Raundi i dytët i zgjedhjeve pritet të mbahet më 28 maj.

“Ne besojmë fuqishëm se do të vazhdojmë t’i shërbejmë vendit për 5 vitet e ardhshme”.

Këshilli i Lartë Elektoral në Turqi thotë se Erdogan dhe partia e tij pro-islamike AK kanë siguruar 49.49% të votave, ndërsa rivali i tij Kemal Kiliçdaroglu dhe koalicioni i tij 44.79%.

Kiliçdaroglu ka bërë thirrje për t’i dhënë fund pasigurive dhe ka deklaruar se do t’i fitojë zgjedhjet në raundin e dytë.

“Nëse populli na çon për një raund të dytë, ne e pranojmë. Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje dhe të gjithë do ta shohin”, tha Kiliçdaroglu.

Zgjedhjet në Turqi vijnë në një kohë kur inflacioni në vend ka arritur kulmin dhe pas dy tërmeteve shkatërruese të muajit shkurt, kur qeveria u kritikua ashpër për menaxhimin e situatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026