Turqia arreston 4 anëtarë të tjerë të opozitës për korrupsion të dyshuar

1 Qershor 2025 | 09:00

Policia turke arrestoi sot 30 persona me akuza për korrupsion, përfshirë një ish-ligjvënës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës dhe kryetarët e bashkive të tre distrikteve të Stambollit të drejtuara nga CHP.

Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se arrestimet ishin pjesë e katër hetimeve të ndara për korrupsion që dyshohet se përfshinin Bashkinë e Stambollit.

Kjo përfaqëson valën e pestë të përballjeve ligjore me administratën e Stambollit që nga 19 marsi, kur kryebashkiaku Ekrem Imamoglu u arrestua me akuza për korrupsion.

Arrestimi i Imamoglut, i cili konsiderohet rivali më i madh i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, shkaktoi demonstrata të mëdha, duke kërkuar lirimin e kryetarit të bashkisë dhe liri më të mëdha demokratike në vend, raporton Reuters.

Opozita dhe mbështetësit e saj pretendojnë se arrestimi i Imamoglu-t dhe arrestimi i mëvonshëm i dhjetëra të tjerëve nga CHP-ja, ishin të motivuara politikisht.

“Këtë herë grushti i shtetit nuk erdhi me çizme dhe tanke, por me uniforma prokurorësh”, tha kryetari i CHP-së, Ozgur Ozel, para një turme mbështetësish në qytetin veriperëndimor të Duzze-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump emëron Keith Sonderling, Sekretar të Punës së SHBA-së

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se po nominon Keith Sonderling për të shërbyer si Sekretar i Punës i SHBA-së. “Është nder i madh për...
07:51 | 30/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton projektligjin për sigurinë online të fëmijëve

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një paketë dypartiake për rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet, duke shënuar herën e parë...
07:46 | 30/06/2026

Raporti, Izraeli përgatit një plan vendbanimesh që synon 100 vende në Bregun Perëndimor

Grupet e kolonëve izraelitë kanë hartuar një plan për të marrë kontrollin e rreth 100 pikave strategjike në Zonën A të Bregut Perëndimor të pushtuar,...
07:22 | 30/06/2026