Turqia dhe Armenia shënojnë përparim në bisedimet për normalizim të marrëdhënieve
Turqia dhe Armenia i rifilluan të martën bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, pas një ndërprerjeje dyvjeçare, dhe u pajtuan për t’i thjeshtëzuar rregullat e vizave për disa bartës pasaportash, thanë këto dy vende.
Ankaraja i prishi marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Jerevanin në vitin 1993, pasi e mbështeti Azerbajxhanin gjatë luftës së tij me Armeninë për rajonin Nagorno-Karabak. Në vitet e fundit, Turqia i ka forcuar lidhjet me azerbajxhanasit me përkatësi etnike turke.
Prej se përfundoi konflikti në Nagorno-Karabak, Turqia ka kërkuar t’i përmirësojë marrëdhëniet historikisht të tensionuara me Armeninë. Por, ajo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve varet nga përparimi në bisedimet për paqe mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Të dërguarit e posaçëm të Turqisë dhe Armenisë mbajtën rundin e pestë të bisedimeve të martën në kufirin që ndahen dy vendet, thanë Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve në një komunikatë për media.
Ata u pajtuan që të bëhet vlerësimi i kushteve teknike për rihapjen e pikë kalimit kufitar Akyaka-Akhuik për transportin hekurudhor, si dhe për thjeshtëzimin e procedurave dypalëshe për vizat për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare, thuhet në komunikatë.
Palët gjithashtu rikonfirmuan përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve paparakushte, por nuk treguan se kur do të mbahet rundi i radhës i bisedimeve.
Turqia dhe Armenia për kohë të gjatë kanë pasur mosmarrëveshje, kryesisht për shkak të 1.5 milion armenëve të cilët Jerevani thotë se u vranë më 1915 nga Perandoria Osmane, paraardhësja e Turqisë së sotme, shkruan REL.
Armenia thotë se kjo përbën gjenocid. Turqia e pranon se shumë armenë që jetuan në Perandorinë Osmane u vranë në betejat me forcat osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, por e kundërshton shifrën dhe e mohon se ka pasur gjenocid.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit