Turqia drejt balotazhit, të dy rivalët në zgjedhje pretendojnë fitoren

14 Maj 2023 | 22:06

Turqia dukej se po shkonte drejt një balotazhi të zgjedhjeve presidenciale me partitë e Tayyip Erdogan dhe rivalit të opozitës Kemal Kilicdaroglu që pretendojnë secila kryesimin, por burime në të dy kampet pranojnë se mund të mos e kalojnë pragun e 50% për të fituar plotësisht.

Rezultatet e hershme të së dielës e vendosën Erdoganin në avantazh, por ndërsa numërimi vazhdoi, avantazhi i tij u ul siç pritej.

Një balotazh më 28 maj duket i mundshëm, i cili do të vononte një vendim për dy dekadat në pushtet të presidentit, shkruan Reuters.

Sondazhet e opinionit para zgjedhjeve i dhanë Kilicdaroglu, i cili kryeson një aleancë gjashtëpartiake, një epërsi të lehtë dhe dy sondazhe të premten, madje e treguan atë mbi pragun e 50%. Megjithatë shumica kishin sugjeruar një diferencë të ngushtë.

Erdogan tha të dielën se nxitimi për të shpallur rezultatet e zgjedhjeve ndërkohë që numërimi vazhdon do të thotë vjedhje e vullnetit të njerëzve, ndërsa Kilicdaroglu paralajmëroi autoritetet zgjedhore të regjistrojnë të gjitha rezultatet mbarëkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026