“Turqia drejt izolimit”, zyrtari i BE: Erdogan të ulë tonet, jo gjuhë të vrazhdë

6 Dhjetor 2023 | 17:05

Retorika e drejtuesve të shtetit turk për vendet fqinje ka rritur shqetësimet në Bashkimin Evropian. Raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, NACHO AMOR tha se Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet të ulë tonet, nëse dëshiron të fitojë koncesione të rëndësishme nga Bashkimi Evropian.

Ai u shpreh se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është një nga pengesat kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin.

Turqia kërkon nga BE lehtësimin e procedurave për lëvizjen e qytetarëve, si dhe uljen e tarifave doganore. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha pak ditë më parë se Turqisë mund t’i plotësohen këto dy kërkesa në këmbim të disa koncesioneve.

Presidentit turk i kërkohet të bëjë më shumë për çështjen e Qipros dhe ta luftojë shmangien e sanksioneve kundër Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026