Turqia merr ndihmë financiare nga BE-ja në vlerë prej 400 milionë eurosh

7 Shkurt 2024 | 21:05

Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë një vit më parë.

Kjo është shifra më lartë që ka ndarë ndonjëherë Fondi për Solidaritet i BE-së për ndonjë shtet kandidat, njoftoi të mërkurën komisionerja evropiane, Elisa Ferreira, pas nënshkrimit të marrëveshjes financiare.

Paratë e kësaj pakoje të ndihmës do të përdoren për restaurimin e infrastrukturës dhe për strehim urgjent. Po ashtu, paratë do të përdoren për të mbrojtur trashëgimin kulturore të Turqisë.

Nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit të vitit 2023 vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje.

Pak pas kësaj tragjedie, BE-ja u zotua se do të ndihmojë shtetin me 1 miliard euro gjatë një konference të donatorëve.

Fondi i ndarë prej 400 milionë eurosh është pjesë e kësaj pakete të ndihmës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026