English

Twitter sulmohet nga hakerat, shpërndahen mbi 200 mln e-maile të përdoruesve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më shumë se 200 milionë adresa e-mailesh janë vjedhur nga Twitter. Hakerat i kanë publikuar në disa forme online ku qarkullojnë pa pagesë.

- Advertisement -

Rrjeti social Twitter ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Hakerat kanë goditur bazën e të dhënave të kompanisë duke marrë prej saj adresat e e-maileve të rreth 200 milionë përdoruesve.

Sipas mediave ndërkombëtare, të dhënat e personave që përdorin Twitter janë shpërndarë në një forum hakerash dhe mund të merren falas. Kompania ende nuk ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur se çfarë dëmi i ka shkaktuar sulmi.

Zyrtarisht kompania ka rreth 340 milionë përdorues aktivë në gjithë botën. Nëse vjedhja konfirmohet, ky mund të jetë sulmi më i madh ndaj një kompanie të rrjeteve sociale.

Që pas blerjes së kompanisë nga miliarderi Elon Musk, Twitter është përballur me shumë probleme. Politikat e ndjekura nga Musk kanë sjellë pakënaqësi të shumë përdoruesve. Ndërkohë, kuotat e kompanisë në bursë kanë pësuar ulje dhe një pjesë e investitorëve po largohen.

Për të rritur të ardhurat, Twitter njoftoi se fundi se do të rrisë numrin e reklamave politike me pagesë në platformë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?