U arrestua teksa shpërndante ekstazi, djali i gazetarit fshihte në redaksi pajisjet
Katër të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi janë kapur me 300 tableta të dyshuara narkotike ekstazi (MDMA).
Sipas infromacioneve gjatë operacionit anti-drogë në Tiranë u arrestuan Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.
Ergis Noka është djali i pronarit të portalit Publik.live, Naim Nokës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në zyrat e portalit në zonën e Bllokut janë gjetur te magazinuar pajisje që përdoren për kultivimin e kanabisit.
“Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në rrugën “Pjetër Bogdani”, shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 300 tableta të dyshuara narkotike e llojit ekstazi (MDMA). Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit të shtetasit E. N., në rrugën “Pjetër Bogdani”, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis”, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta