Mazniku: Shkolla “Sami Frashëri” do të shembet brenda kësaj jave

21 Prill 2020 | 17:29

Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë një  interviste për ‘Ilva Now’ në Euronews Albania ka bërë të ditur vendimin për shembjen e shkollës “Sami Frashëri”. Vendimi është marrë pasi grupi i vlerësimin të dëmit nga tërmeti i 26 nëntorit e ka shpallur ndërtesë të dëmtuar rëndë.

“Kemi marrë vendim për prishjen shkollës “Sami Frashëri” dhe për rindërtimin e saj. Kemi miratuar fondin e rindërtimit. Do të jetë një shkollë më e mirë dhe më e madhe. Brenda kësaj jave do të shembet godina dhe brenda 1-2 vit do të ketë shkollë të re”, deklaroi z. Mazniku duke shtuar se nxënësit do të rivendosen në objekte të tjera.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës foli më tej për procesin e vlerësimit përfundimtar të dëmit të shkaktuar nga tërmeti i vitit të kaluar, ku në kryeqytet ka pasur 17 mijë aplikime. Z. Mazniku u shpreh se, po bëhet vlerësimin në terren për çdo familje që ka kërkuar dëmshpërblim duke nënvizuar se procesi pritet të përfundojë brenda një muaji.

“Patëm 17 mijë familje që kanë aplikua dhe dosjet janë duke u vlerësuar një për një. Puna është ngadalësuar pak por po punojë me 27 grupe. Deri tani kemi një vlerësim prej mbi 5 mijë dosje. Brenda 3-4 javë do të dalim me koston ekzakte për çdo familje dhe dëmshpërblimin në varësi për dëmin që ka pasur’, deklaroi ai.

Zv. kryetari i Bashkisë së Tiranës duke iu përgjigjur ankesës së disa bizneseve për rritjen e taksës së pastrimit, tha se ndryshimi është bërë në fund të vitit të kaluar por tani në mars është reflektuar fatura me tarifën e re. “Tarifa e pastrimit është rritur në nëntor të vitit të kaluar. Ka pasur një indeksim pasi kishte disa vite të pandryshuar. Fatura e re ka shkuar tani në mars dhe ka një rritje prej 3-4%”, tha z. Mazniku.

Lexoni gjithashtu:

Tenderi i rindërtimit, zv. kryetari i Bashkisë Tiranë: U paraqitën oferta mbi fondin limit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021