U dënua për përdhunimin e shqiptares, arrestohet futbollisti brazilian Robinho
Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Robinho është arrestuar për të vuajtur dënimin me nëntë vjet burg për përdhunim. Ai u dënua dy vjet më parë në Itali për përfshirje në përdhunimin në grup të një shqiptareje në një klub nate në Milano në vitin 2013.
Robinho, 40 vjeç, u arrestua në banesën e tij në qytetin e tij të lindjes, Santos.
Qeveria italiane kishte kërkuar që ai të vuante dënimin në Brazil pasi nuk arriti ta ekstradonte.
Të mërkurën, një gjykatë në Brazil la në fuqi vendimin dhe gjithashtu vendosi që ai duhet të vuante dënimin pas hekurave në vend të arrestit shtëpiak.
Më herët të enjten, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë refuzoi një kërkesë për ndalimin e paraburgimit të tij.
Veprimi vendimtar i ndërmarrë nga sistemi i drejtësisë braziliane është vlerësuar nga shumë në mediat lokale, të cilët kishin frikë se Robinho do t’i shmangej drejtësisë falë famës dhe pasurisë së tij.
LEXONI GJITHASHTU:
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës