U dhunua barbarisht në Malin e Zi, Doris Kopaci mbërrin në Shqipëri: Nuk i provokuam
Doris Kopaci një nga tre shqiptarët e dhunuar barbarisht në Malin e Zi ka mbërritur në familjen e tij i traumatizuar. Ai nuk ka pranuar të flas për mediat, për shkak edhe të gjendjes së tij.
Jashtë kamerave ai është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye.
Kopaci tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.
Gjithçka më pas është e ditur thotë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.
Kujtojmë se Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, ishin nisur për në Gjermani, vend ku punonin dhe jetonin me dokumente të rregullta.
Ata mbërritën në Kotor përmes tragetit dhe në momentin që u larguan me makinë janë ndaluar nga 8 persona me uniforma ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta