U diskutua si frazë antisemite, bordi i META kërkon mos të fshihet “Nga lumi në det”
Bordi Mbikëqyrës i Platformës Meta ka thënë se kompania mëmë Facebook nuk duhet të heqë automatikisht një frazë që shihet nga disa si shfaqje solidariteti me palestinezët.
Bordi, i cili funksionon në mënyrë të pavarur, por financohet nga firma amerikane e mediave sociale, tha se fraza “Nga lumi në det” (“Form the river to the sea Palestine will be free”, është fraza e plotë) ka disa kuptime dhe si e tillë përdorimi i saj nuk mund të konsiderohet në vetvete si i dëmshëm, i dhunshëm ose diskriminues.
Fraza i referohet lumit Jordan dhe Detit Mesdhe, midis të cilëve shtrihen Izraeli dhe territoret e pushtuara palestineze. Shpesh këndohet në demonstratat pro-palestineze.
Kritikët e frazës thonë se ajo është antisemitike dhe një thirrje për çrrënjosjen e Izraelit. Grupe të tjera e kundërshtojnë atë interpretim.
“Konteksti është vendimtar,” tha bashkëkryetarja e Bordit Mbikëqyrës Pamela San Martin. “Thjesht heqja e fjalës politike nuk është zgjidhje. Duhet të ketë vend për debat, veçanërisht në kohë krize dhe konflikti.”
Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave
Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen
- 19:56 Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:45 Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
- 19:35 Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave