U dogj me benzinë nga ish-i dashuri, ndërron jetë atletja e Lojërave Olimpike
Ylli olimpik i maratonës, Rebecca Cheptegei, vdes disa ditë pasi pësoi 80% djegie kur “u lagu me benzinë dhe u dogj nga ish i dashuri gjatë grindjeve për tokën e saj”.
Vrapuesja e maratonës olimpike nga Uganda, Rebecca Cheptegei, ka ndërruar jetë pas plagëve të tmerrshme të marra pasi u dogj me benzinë në shtëpinë e saj.
Sipas mediave të huaja, Cheptegei, 33-vjeçe, pësoi djegie në 80 % të trupit të saj në sulmin brutal të së dielës, që dyshohet se u krye nga ish-i dashuri i saj, sipas zyrtarëve mjekësorë.
Ajo u dërgua me urgjencë në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin Mësimor dhe Referues të Moi në Eldoret, Kenia, me shpresën që mjekët mund ta stabilizonin gjendjen e saj.
Por ushtruesi i detyrës së drejtorit të objektit Dr Oëen Menach, këtë mëngjes konfirmoi se Cheptegei vdiq mbrëmë vonë.
“Fatkeqësisht, ne e humbëm pasi të gjitha organet e saj dështuan mbrëmë”, tha Menach, siç raportohet nga gazeta keniane The Star.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi vetëm disa javë pasi Cheptegei kishte marrë pjesë në maratonën në Lojërat Olimpike të Parisit, ku ajo u rendit e 44-ta.
Policia keniane konfirmoi se vrapuesja u sulmua në shtëpinë e saj në kontenë perëndimore Trans Nzoia, afër kufirit me Ugandan, ku ajo ishte zhvendosur kohët e fundit për të qenë më afër objekteve superiore të trajnimit kenian.
Komandanti i Policisë së Qarkut Trans Nzoia, Jeremiah ole Kosiom tha se ish-partneri i saj, që supozohet se ishte ish-i dashuri Dikson Ndiema, kishte blerë një kanaçe me benzinë, e kishte derdhur mbi të dhe i kishte vënë flakën gjatë një mosmarrëveshjeje të dielën.
Babai i saj Joseph Cheptegei, duke folur në fillim të kësaj jave nga spitali së bashku me vajzën e tij tjetër, Evalyne Chelagat, pohoi se të dy po luftonin për tokën e saj në Endebes në Trans Nzoia, pak para se të ndodhte sulmi i supozuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç