U dyshua për eksploziv, pajisja e vendosur në gomën e makinës në Korçë ishte GPS

17 Maj 2026 | 12:30

Forcat xheniere të RENEA pas kontrollit të imtësishem në mjetin Audi Caravan në Korçë kanë gjetur vetëm një GPS dhe jo lëndë eksplozive siç u dyshua më herët.

Burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës ku po merret në pyetje për të sqaruar më tepër rrethanat si dhe personat që ai mendon se janë të dyshuar për vendosjen e këtij objekti në makinën e tij

Ishte vet pronari i makinës ai që zbuloi objektin në orët e para të mëngjesit të sotëm, të vendosur në pjesën e pasmes të automjetit dhe me pas lajmëroi forcat e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e zonës.

Më tej specialitetet xheniere të forcave RENEA bënë të mundur heqjen e objektit nga goma e pasme e mjetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarri përfshin një fabrikë nafte në Greqi, dëmtohen biznese dhe banesa

Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme...
15:55 | 05/07/2026

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier. Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë...
15:17 | 05/07/2026

Lirohen protestuesit e arrestuar në protestën para Parlamentit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 19 personat e arrestuar në protestën para parlamentit 2 ditë më parë. Gjykata ka lënë në...
15:02 | 05/07/2026