U gjet i vdekur në shtëpi, dyshohet se kujdestarin e qenve e vranë tre adoleshentë

28 Prill 2023 | 10:17

36-vjeçari John Hacket i cili punonte si kujdestar deh shëtitës i qenve u gjet i vdekur në shtëpi nga nëna e tij. Sipas policisë ndërsa ishte në park ai ka pasur një sherr me tre adoleshentë, të cilët janë arrestuar me dyshimin për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në Angli në Nueaton dhe thuhet se ekzistojnë filmime të ngjarjes, ku 36-vjeçari dhe tre adoleshentët janë konfliktuar.

Tre 15-vjeçarë, një vajzë dhe dy djem, u arrestuan më pas me dyshimin për vrasjen e tij dhe mbeten në paraburgim.

Një zëdhënës tha se detektivët ishin në dijeni të pamjeve që po shpërndaheshin në mediat sociale dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i shpërndanin ato.

“Një numër hetimesh janë aktualisht në vazhdim, dhe ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion në lidhje me vdekjen e John, të lutemi të kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur”,-tha një inspektor në vendngjarje.

Forca tha se një ekzaminim pas vdekjes për të përcaktuar shkakun e vdekjes së zotit Hackett do të bëhej në kohën e duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026