U izolua në shpellë për 500 ditë, atletja rrëfen përvojën e çuditshme
Një atlete e sportit ekstrem ka dalë nga një shpellë pasi ka kaluar 500 ditë pa kontakt njerëzor. Kur Beatriz Flamini hyri në shpellën në Grenada, Rusia nuk kishte pushtuar Ukrainën dhe bota ishte ende nën kontrollin e pandemisë Covid.
Ishte pjesë e një eksperimenti të monitoruar nga afër nga shkencëtarët.
“Jam e bllokuar në 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, tha ajo pasi doli nga shpella.
Zonja Flamini, 50 vjeçe hyri në shpellë në moshën 48-vjeçare. Ajo e kaloi kohën e saj në shpellën e thellë 70 metra duke u ushtruar, vizatuar dhe thurur kapele leshi. Ajo mori 60 libra dhe 1000 litra ujë, sipas ekipit të saj mbështetës.
Ajo monitorohej nga një grup psikologësh, studiuesish, dhe specialistë në studimin e shpellave, por asnjë nga ekspertët nuk kontaktoi me të.
Ajo doli nga shpella duke buzëqeshur, përpara se të përqafonte ekipin e saj. Duke folur për mediat, ajo e përshkroi përvojën e saj si “të shkëlqyer, të pakrahasueshme”.

“Unë kam heshtur për një vit e gjysmë, duke mos folur me askënd përveç meje. Kam humbur ekuilibrin, prandaj po më mbajnë. Nëse më lejoni të bëj dush, nuk kam prekur ujin për një vit e gjysmë do të shihemi pas pak”,-tha 50-vjeçarja për mediat që e prisnin me padurim.
Atletja e sportit ekstrem tha gjithashtu se kishte përjetuar halucinacione dëgjimore.
“Ju heshtni dhe truri krijon zëra. Ishte një moment kur më duhej të ndaloja së numëruari ditët, mendoja se kisha qëndruar në shpellë për rreth 160-170 ditë,”- tha ajo.
Ekspertët e kanë përdorur kohën e saj në izolim për të studiuar ndikimin e izolimit social dhe çorientimit ekstrem të përkohshëm në perceptimin e njerëzve për kohën.
Ekipi mbështetës i zonjës Flamini tha se ajo ka thyer një rekord botëror për kohën më të gjatë të kaluar në një shpellë, por Libri i Rekordeve Guinness nuk ka konfirmuar nëse ka një rekord për kohën e jetesës në një shpellë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë