U kap duke shitur drogë afër shkollës, arrestohet 30-vjeçari në Korçë

18 Tetor 2023 | 16:18

Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për shitje të lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar Tempuli u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 30 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 28 vjeç, banues në Korçë.

“Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në lagjen nr. 18, Korçë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin S. G. dhe pasagjer 30-vjeçarin A. Ç. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në ambiente të ndryshme të banesës së shtetasit A. Ç., u gjetën një tjetër sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, 41.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 kavanoza me mbetje të lëndës së dyshuar cannabis sativa dhe një pajisje që shërbente për mbylljen me vakum të qeseve plastike me doza lënde narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026