U kthye në simbol të lëvizjes MeToo në Japoni, gazetarja fiton çështjen për përdhunim
Një gjykatë në Tokio vendosi t’i japë një dëmshpërblim prej 3,3 milionë jen (27,000 euro) një gazetareje që akuzoi për përdhunim një gazetar të fuqishëm televiziv.
Shiori Ito akuzoi Noriyuki Yamaguchin se gjatë vitit 2015 se kishte përdhunuar në dhomën e tij të hotelit, pasi ajo kishte rënë dakord që të drekonte me të për të diskutuar lidhur me një mundësi punësimi.
Ajo tregon se gjatë orarit të drekës kishte pasur marramendje dhe teksa po shkonte në tualet, Yamaguchi e mori në dhomën e tij të hotelit dhe e përdhunoi ndërsa ajo ndihej e pandërgjegjshme.
Ito shtoi se ai e vazhdoi agresionin edhe kur ajo u zgjua dhe i kërkoi të ndalej. Por Yamaguchi, për të cilin thuhet se ka lidhje të ngushta me kryeministrin japonez Shinzo Abe, i mohoi pretendimet duke thënë se kishin pasur seks konsesual, e madje duke kërkuar dëmshpërblim për dëmtim reputacioni.
Megjithatë gjykata i dha të drejtë Itos, e cila bashkë me mbështetësit e saj shpresojnë që fitorja e saj do të jetë një hap përpara në promovimin e vetëdijes në shoqëri ku viktimat e sulmeve seksuale si ajo nuk do të ndihen të intimiduara dhe izoluara.
Shiori Ito u kthye kësisoj në një ikonë të lëvizjes MeToo në Japoni, një lëvizje që kërkon të vërë në veprim gratë për të denoncua agresionet seksuale.
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin