U liruan nga burgu në Iran, çifti francez mbërrin në Paris! Rrëfejnë tmerret që përjetuan në 3 vite
Dy francezë që kaluan më shumë se tre vjet në një burg iranian u kthyen në Francë të mërkurën, duke rrëfyer tmerret e përditshme që përjetuan.
Cecile Kohler dhe Jacques Paris u mirëpritën në shtëpi nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Duke folur me gazetarët, Kohler tha se ata kishte jetuar tmerre të përditshme në burgun famëkeq Evin në Teheran dhe falënderoi të gjithë ata që kishin ndihmuar për të siguruar lirimin e tyre.
“Na mbajtën në kushte jashtëzakonisht të vështira”, tha ai, duke shtuar se ato ishin padyshim çnjerëzore.
Ata theksuan se u lidheshin sytë sa herë që dilnin nga qelitë e tyre.
“Kjo duhet t’ju japë një ide për kushtet që na janë imponuar. Padyshim që një nga qëllimet e tyre ishte të na shkatërronin. Sot mund t’ju themi se ky është një fillim i ri për ne. Ne nuk jemi të thyer,” tha Paris.
Kthimi i Kohler dhe Paris mund të çojë në një presion të ri mbi Iranin për të liruar shtetas të tjerë të huaj të ndaluar, përfshirë çiftin britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët u dënuan me 10 vjet burg për spiunazh.
Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë
Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
Cisternat e para me naftë iraniane largohen nga Ngushtica e Hormuzit
- 11:10 Kapet në Tiranë 41-vjeçari i kërkuar për plagosje të dyfishtë, i sekuestrohet pistoletë, thikë dhe drogë
- 11:06 Miliona tifozë në Kupën e Botës 2026, cili vend ka pjesëmarrjen më të lartë të tyre
- 10:46 Kina dërgon grup satelitësh interneti në hapësirë
- 10:42 Kryeministri kanadez: Duhet diversifikim energjetik për të shmangur krizat globale
- 10:34 SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi
- 10:21 Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës