English

U plagos në kokë gjatë sherrit në Farkë, 19-vjeçari, djali i ish-deputetit demokrat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Disa persona u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë, ku për pasojë mbeti i lënduar 19-vjeçari Kristi Fufi djali i ish-deputetit Mhill Fufi.

- Advertisement -

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Lundrës ku disa disa persona kanë dhunuar me sende të forta 19-vjeçarin.

Kristi Fufi ndodhet në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?