U plagos të dielën në Itali, ndërron jetë në spital 59-vjeçari Fatos Cenaj

11 Qershor 2025 | 20:50

Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, më 11 qershor, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit në Padova, 59-vjeçar shqiptar Fatos Cenaj.

Ai u qëllua me armë zjarri të dielën në mëngjes, në rrugën Casoni Basse ndërsa karabinierët janë ende në kërkim të autorit të vrasjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, Cenaj nuk arriti të rifitonte vetëdijen dhe ndërroi jetë pas tre ditësh agonie, në një shtrat të reanimacionit.

Ai u godit me dy plumba në kokë mëngjesin e së dielës, më 8 qershor teksa ishte duke shkuar në punë me triçiklin e tij, vetëm pak kilometra larg banesës së tij.

Plagët rezultuan fatale ku dhe pas ndëryrjes së mjekëve ai nuk arriti ti mbijetonte dëmtimeve tepër serioze ndërsa hetimet për vrasjen po zhvillohen nga Njësia Hetimore e Karabinierëve në Padova.

Prokurori që po ndjek çështjen pritet të urdhërojë një autopsi, si dhe një ekspertizë balistike, për të përcaktuar trajektoren e plumbave, distancën dhe llojin e armës së përdorur.

Deri më tani, nuk ka dëshmitarë dhe nuk janë identifikuar kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit.

E vetmja gjurmë është dëshmia e një kalimtari, i cili të dielën në mëngjes e pa trupin e pajetë të Cenajt në një hendek buzë rrugës, pranë triçiklit të tij.

Fillimisht ai mendoi se bëhej fjalë për një aksident apo një ndërlikim shëndetësor, por ekipi i ndihmës së shpejtë e kuptoi menjëherë se ishte një rast i rëndë kriminal.

Të gjitha pistat hetimore mbeten të hapura — nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te mundësia e një prite të qëllimshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026