“U rrezikua stani i një bariu”, reshjet shkaktojnë probleme në Gjirokastër

20 Nëntor 2025 | 10:40

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë zonën e Gjirokastrës gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme për banorët.

Si pasojë e rrëshkitjeve të tokës, janë dëmtuar disa segmente rrugore në fshatrat malorë të Bashkisë Gjirokastër, ndërkohë që po punohet për rikthimin e qarkullimit të automjeteve në këto zona.

“Kemi patur në Njësinë Administrative Antigone një rrëshkitje dheu mbi rrugë, ku ndërhyri bashkia dhe rruga u pastrua dhe u bë e kalueshme. Në të njëjtën kohë, një përrua doli nga shtrati dhe bllokoi rrugën, por edhe aty ndërhyri emergjenca për ta bërë rrugën të kalueshme. Për shkak të reshjeve u rrezikua edhe stani i një bariu në zonën e Pllakallisë, sepse u çar argjinatura e lumit dhe uji përmbyti stanin. U morën masat për të mbyllur argjinaturën dhe stanit iu shpëtua. Po ashtu, në Njësinë Administrative Lazarat, përrua i Sopotit doli nga shtrati dhe bllokoi një rrugë”, tha Ilir Çumaku, Drejtor i Emergjencave pranë Bashkisë Gjirokastër.

Shqetësim në ditët me reshje shiu mbetet ndotja e përrenjëve malorë, e cila rrit rrezikun e përmbytjeve nga vërshimi i ujërave.

“Para fillimit të shirave, kemi bërë kontroll në të gjithë shtretërit e përrenjëve dhe kemi lënë detyrat për strukturat përkatëse. Në përroin e Ficos u ndërhy duke hequr një sasi dherash, gjë që pati ndikim pozitiv. Problemet aty u krijuan nga plehrat që qytetarët hedhin, duke bllokuar zgarat dhe duke rrezikuar daljen e ujit në rrugë, por intervenimi ynë e zgjidhi situatën. Përrenj të tjerë janë në parametra gati optimalë”, shtoi ai.

Gjatë ditës së sotme reshjet kanë pësuar një ulje intensiteti, megjithatë mbeten problematike rritja e prurjeve të lumit Drino dhe shkarkimet e tij në basenin e Vjosës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026