U shpall kampione bote në kick-boks, emocionon Lelo: Dua të jem shembulli më i mirë
Ilda Lelo kampione bote në kick boks për peshën 62.5 kg. Titulli WKU për femra është mbrojtur nga sportistja shqiptare e Flamurtarit, në pallatin e sportit në Vlorë, ndërsa ka mposhtur pas 5 raundesh sportisten turke Tugba Gyl Bozkya.
Në një pallat sporti ku nuk kanë munguar sportdashësit e shumtë, janë zhvilluar disa takime kick boks të peshave te ndryshme ku gjkthçka më pas i ka lënë vendin ndeshjes për titull WKU në peshën 62.5 kg. Ilda Lelo ka fituar me pikë pas 5 raundesh të zhvilluara, duke mbrojtur kështu për herë të dytë titullin kampion bote
Emocionet kanë qenë të shumta në ring për vetë sportisten por edhe të pranishmit. Vetë Ilda Lelo është shprehur mes emocionesh, e lumtur për arritjen.
“Shumë emocione, një natë shumë e veçantë, shumë e bukur, ndihem shumë krenare që jam pjesë e Flamurtarit, që jam një nga sportistet që përfaqësoj denjësisht Vlorën, Flamurtarin dhe gjithë Shqipërinë, shpresoj t”ju kem bërë të gjithëve krenar dhe do vazhdoj të punoj fort dhe të jap shembullin më të mirë si duhet të jetë një sportiste. Ky ishte titulli i dytë kampion bote, që unë mbroj dhe do punoj fort që të mos jetë i fundit”, tha Lelo.
Trajneri i Fight club Vlora, Alban Alikaj e ka cilësuar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një arritje të madhe .
“Aktiviteti shkoi më së miri, bëmë më të mirën e mundur, pjesa më e madhe e sportistëve ishin të ardhur nga jashtë, pjesa tjetër nga Shqipëria, përpiqemi të bëjmë më të mirën për të promovuar sportin, për të promovuar qytetin , shtëpinë tonë”, tha Alikaj.
Në ring janë dhuruar emocione edhe në ndeshje të tjera si të Edi Shehaj dhe sportistëve të tjerë, ndërsa Gjyzeljano Jaskupi ka fituar tiullin WKU Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta