Udhëheqësit evropianë bisedime në Francë mbi Ukrainën

17 Shkurt 2025 | 18:16

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë një grup udhëheqësish evropianë për bisedime të hënën, përqerndruar tek situata në Ukrainë, mes një ndryshimi në qasjen amerikane ndaj konfliktit dhe sugjerimeve të bëra nga zyrtarë amerikanë, se Evropa nuk do të ketë rol në bisedimet e paqes.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë udhëheqës nga Britania, Gjermania, Italia, Polonia, Spanja, Holanda dhe Danimarka.

Po kështu i pranishëm do të jetë edhe shefi i NATO-s Mark Rutte, Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ditët e fundit udhëheqësit evropianë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se qeveria e tij ishte gati të dërgonte trupa në këtë vend, si pjesë e një force paqeruajtëse që mund të shkonte atje pasluftës.

“Nuk është një gjë të cilën e them me lehtësi”, tha ai të dielën për gazetën ‘Daily Telegraph’. “E ndjej shumë thellë përgjegjësinë që vjen me vënien e mundshme të ushtarakëve, gra e burra britanikë, në rrezik”.

Zoti Starmer shtoi se sigurimi i një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë ishte thelbësore për të penguar Presidentin rus Vladimir Putin që të kryejë akte të tjera agresioni.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha të hënën se vendi i tij nuk e përjashtonte kontributin me trupa për një forcë paqeruajtëse e cila do të kishte një “mandat të qartë”.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa tha se Konferenca e Sigurisë e Mynihut që u mbajt javën e kaluar kishte si mesazh të qartë se siguria e Ukrainës dhe Bashkimit Evropian “nuk mund të ndahen”.

“Nuk do të ketë negociata të besueshme dhe të suksesshme, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme, pa Ukrainën dhe pa Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërriti të hënën në Arabinë Saudite për takime, përfshirë bisedimet që priten të martën me diplomatët rusë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në bisedime pritet të marrë pjesë i dërguari i SHBA-ve për Lindjen e Mesme Steve Witkoff si dhe këshilltari për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026