Udhëtarët duhet të jenë të kujdesshëm kur vizitojnë Francën për shkak të COVID
Autoritetet franceze kanë rekomanduar mbajtjen e maskave pasi rastet e infektimeve me COVID në vend kanë pësuar rritje.
Ata shpjeguan se vendosën për një rekomandim të tillë, pasi kufizime të tjera do të trembnin udhëtarët të cilët do dëshironin të vizitonin Francën, shkruan Schengen Visa Info.
Numri i personave të shtruar në spital në Francë për shkak të COVID është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit. Sipas të dhënave, rreth 1000 të infektuar shtrohen çdo ditë në spital.
Zëdhënësja e qeverisë franceze, Olivia Gregoire tha se nuk planifikohen kufizime për ambientet e mbyllura apo aktivitete të tjera.
Zyrtarët po konsiderojnë futjen e masave të reja, megjithatë nuk do të jenë strikte dhe nuk do të frenojnë aktivitetin ekonomik.
LEXONI GJITHASHTU
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona