“Udhëtime të tepruara”, Ben Andoni-Ramës: Vendi drejtohet nga zyra
Analisti Ben Andoni u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk është e nevojshme që një kryeministër të udhëtojë shumë shpesh, kur në vendin e tij ka shumë probleme që presin zgjidhje.
Andoni tha se vendi po drejtohet në mënyrë kaotike dhe nuk ka një model ekonomik të përcaktuar.
“Është e drejtë e opozitës ku gjen elementë të bëjë opozitë. Ky vend drejtohet në mënyrë shumë kaotike dhe nuk një model sesi drejtohet. Ne jemi shumë të varur nga bota. Nuk kemi një model ekonomik të përcaktuar. Unë personalisht e lidh me këtë, që brezi i tyre, këtu do të përmend Berishën, Nanon, Topallin, Bashën udhëtonin pafund, ka një lloj inercie që nga koha e komunizimit ku ne kemi qenë të izoluar që ne duhet të dalim pafund. Në rastin e Ramës kjo është e tepruar, vendi drejtohet në zyrë. Nuk mund të jetë pjesë e medias çdo tryeze të kryeministrit”, u shpreh gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta