Udhëtimi në BE dhe Greqi, Xhaçka: Po lobojmë që Shqipëria të jetë pjesë e ‘pasaportës së gjelbër’

1 Qershor 2021 | 21:10

Ministrja Olta Xhaçka tha se Shqipëria po bën përpjekjet maksimale që t’u krijojë mundësi qytetarëve të bëhen pjesë e “pasaportës së gjelbër”, me qëllim të lëvizin lirisht dhe pa pengesa në vendet e Bashkimit Evropian, pa marrë parasysh faktin se me çfarë lloj vaksine janë injektuar.

“Qysh në krye të herës kam bërë përpjekje për të lobuar që Shqipëria, por edhe vendet e tjera të rajonit tonë të ishin pjesë e pasaportës së gjelbër që do duhet për të udhëtuar lirshëm në Europë pas pandemisë”, tha ajo.

Ajo tha se qytetarët që kanë marrë vaksinën kineze nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar në vendet e të Bashkimit Evropian.

“Më është komunikuar shpesh prej homologëve që është në diskrecion e çdo vendi për të vendosur se cilat janë kushtet që do duhet t’u nënshtrohen ato vende, që do duan të udhëtojnë. Ka vende që do jenë shumë tolerante. Vaksina kineze është pjesë e listës së OBSH dhe në sot në proces vlerësimi nga EMA. Është një proces dinamik, që në po tentojmë ta ndikojmë përmes lobimit tonë që ne të jemi. Shqipëria sot është një nga vendet më të sigurta për të mirëpritur turistë”, shtoi ministrja Xhaçka.

Pyetur lidhur me udhëtimin drejt Greqisë, ministrja u shpreh se nuk ka ende një vendim nga pala greke, por që statistikat e vendit tonë ofrojnë një garanci që vendimet do të jenë pozitive për heqjen nga lista e kuqe e udhëtimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Shqipëria për herë të parë pjesë e Këshillit të Sigurimit në OKB, Xhaçka: Na jep rëndësi të posaçme në arenën ndërkombëtare

PS dhe vendimi i SHBA për Berishën, Xhaçka: Reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon një krah dhe fuqizon një tjetër

Çfarë po i jep Shqipëria në këmbim Turqisë, ministrja Xhaçka mohon ekzistencën e një liste ekstradimesh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021