UEFA| Mini-turnetë e Kampionatit Europian U-17 dhe U-19 do të zhvillohen në Shqipëri
Raundi i parë i kualifikueseve të EURO U-17 & U-19 për vajza do të zhvillohet në Shqipëri. Ky ishte vendimi që mori UEFA që të dyja këto mini-turne të zhvillohen në Shqipëri dhe organizimi i dy kompeticioneve europianë i është besuar sërish FSHF-së.
Ekipet Kombëtare U-17 dhe U-19 për vajza njohën në muajin qershor emrat e skuadrave rivale në raundin e parë të kualifikueseve të vlefshme për Kampionatin Europian 2024-2025.
Shqipëria U-17 është pjesë e grupit B4 dhe përballë do të ketë Kosovën dhe Izraelin, ndërsa Kombëtarja U-19 është shortuar në të njëjtin grup me Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Moldavinë në grupin B1.
Ndeshjet e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian për vajzat e grupmoshës U-17 do të luhen në datat 30 tetor, 2 dhe 5 nëntor 2024. Ndërsa takimet e vlefshme për raundin e parë të Kampionatit Europian për vajzat e grupmoshës U-19 do të luhen në datat 27, 30 nëntor dhe 3 dhjetor.
LEXO GJITHASHTU:
- Kampionati i badminton në Korçë, marrin pjesë 30 sportistë vendas dhe të huaj
- Skënderbeu gati për sezonin e ri, kush janë dy emrat e rinj që i bashkohen skuadrës
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor