UEFA pritet të ndryshojë vendin e finales së Champions League
UEFA pritet që të ndryshojë vendin ku do të luhet finalja e Champions League për këtë sezon.
Për shkak të krizës Rusi-Ukrainë, finalja pritet që të mos zhvillohet në Shën Peterburg, ku ishte parashikuar.
UEFA ka bërë me dije se po monitoron nga afër situatën dhe mund të ketë vendim nëse do të jetë e nevojshme.
Dy finalet e fundit janë luajtur në Portugali për shkak të masave kundër COVID-19.
UEFA ka shtyrë ndeshjen mes Dinamos së Kievit dhe Sportingut të Lisbonës për të rinjtë, që ishte parashikuar të luhej më 2 mars në Kiev.
Ndeshja do të luhet më 9 mars, por ende nuk është përcaktuar vendi.
Aktualisht nuk ka asnjë ekip të Ukrainës që merr pjesë në garat evropiane.
Ndërkohë nga Rusia, Zenit luan në Europa League, që do të luajë ndeshjen e kthimit me Real Betis në Spanjë.
Në nivelin ndërkombëtar, Rusia pritet të presë Poloninë për play-off në Kupën e Botës më 24 mars.
Nëse fitojnë do të ndeshen me Suedinë ose Çekinë më 29 mars.
Ukraina gjithashtu do të luajë në play-off ku do të luajë jashtë fushe me Skocinë.
“Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës