Ukraina blen dy reaktorë bërthamorë nga Bullgaria për 600 milionë dollarë
Drejtori i kompanisë ukrainase “Energoatom” Petro Kotin tha sot se Ukraina planifikon të blejë dy reaktorë bërthamorë nga Bullgaria në qershor.
Reaktorë të rinj, me pajisje të dizajnit rus, do të instalohen në termocentralin bërthamor Khmelnytsky në Ukrainën perëndimore, në përpjekje për të kompensuar humbjen e gjashtë reaktorëve në termocentralin “Zaporozhye” në territorin e pushtuar nga Rusia, raporton Reuters.
Instalimi i reaktorit të parë do të bëhet sapo të mbërrijnë në qershor dhe i dyti më vonë, tha Kotin dhe shtoi se çmimi i parë i rënë dakord ishte 600 milionë dollarë, megjithëse “ka një dëshirë të vazhdueshme të palës bullgare për të arritur më shumë përfitime për vete”.
Kotin deklaroi se “Energoatom” planifikon të ndërtojë dy reaktorë të tjerë bazuar në reaktorin amerikan AP-1000.
Ai theksoi se Ukraina nuk ka hequr dorë nga planet e saj për të rifilluar një ditë termocentralin bërthamor “Zaporizhia” dhe se, ndryshe nga Rusia, do të jetë në gjendje ta bëjë këtë pas “de-okupimit”.
Zaporizhia është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë