Ukraina i kërkon Hungarisë dhe Sllovakisë dialog pas kërcënimeve për energjinë

21 Shkurt 2026 | 21:52

Ministria e Jashtme e Ukrainës u ka bërë thirrje Hungarisë dhe Sllovakisë të angazhohen në dialog konstruktiv, pas paralajmërimeve se do të ndërpresin furnizimin me energji elektrike për Ukrainën nëse nuk rifillon tranziti i naftës ruse përmes tubacionit Druzhba.

“U bëjmë thirrje qeverive të Hungarisë dhe Sllovakisë për bashkëpunim konstruktiv dhe sjellje të përgjegjshme”, thuhet në deklaratën e publikuar në kanalin zyrtar në Telegram. Ministria i cilësoi paralajmërimet si “ultimatume dhe shantazh”, duke shtuar se veprime të tilla janë provokuese, të papërgjegjshme dhe kërcënojnë sigurinë energjetike të gjithë rajonit.

Furnizimet me naftë ruse për Hungarinë përmes tubacionit Druzhba, që kalon në territorin ukrainas, u pezulluan në fund të janarit. Budapesti këmbëngul se Kievi po bllokon tranzitin për arsye politike. Në reagim ndaj ndërprerjes, Hungaria ka ndalur furnizimet me naftë për Ukrainën, ka bllokuar një kredi prej 90 miliardë eurosh të Bashkimi Evropian dhe ka paralajmëruar ndërprerjen e energjisë elektrike për Kievin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë

Italia dhe Franca kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi të BE-së për të ndaluar hyrjen në bllok të ish-luftëtarëve rusë. Masa është pjesë e një...
19:54 | 27/06/2026

Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë është rritur në të paktën 1,430 persona, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, të shtunën. Kërkimet...
19:33 | 27/06/2026

Venezuela hap linjë telefonike emergjente për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë

Qeveria e Venezuelës ka aktivizuar një linjë të re telefonike për të raportuar persona të zhdukur ose për të kërkuar ndihmë, pasi dy tërmete të...
19:21 | 27/06/2026