Ukraina eksporton 5 milionë tonelata grurë në muaj
Autoritetet polake dhe ato ukrainase po bëjnë përpjekje për rritjen e shfrytëzimit të akseve rrugore që lidhin dy vendet.
Një delegacion polak vizitoi anën ukrainase të kufirit, ku diskutoi me autoritetet lokale përmirësimin e kapaciteteve të trafikut.
Nismat kanë si qëllim rifillimin e eksportit të drithërave. E interesuar për zhvillime të reja sa i takon një plani të OKB-së për eksportin e grurit të bllokuar është edhe Turqia.
“Në ditët e ardhshme do të kemi zhvillime të reja. Ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur përmes një takimi mes Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së. Organizata ka një plan dhe mund të themi se palët e interesuara janë dakord për zbatimin e tij”, tha Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes i Turqisë.
Për shkak të bllokimit të porteve të detit të Zi nga Rusia, drithërat ukrainase po transportohen mes të tjerash përmes Polonisë, Rumanisë dhe vendeve baltike, me kamionë dhe tren.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen