Ukraina: Kemi goditur një njësi ushtarake ruse në Krime

4 Janar 2024 | 20:08

Ukraina tha të enjten se ushtria e saj e ka goditur një njësi ushtarake ruse në afërsi të Jevpatorias, në Gadishullin e uzurpuar nga Rusia, Krime.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, i falënderoi pilotët dhe “të gjithë të cilët e planifikuan operacionin për punën e përsosur luftarake”, përmes një mesazhi në Telegram.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj e parandaluan një sulm ukrainas, por nuk i komentoi shpërthimet në Jevpatorias, raporton REL.

Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, tha se 10 raketa ukrainase “u shkatërruan mbi Gadishullin e Krimesë nga mjetet e rregullta të mbrojtjes ajrore”.

Razvozhayev gjithashtu tha se një person u lëndua nga rënia e copëzave mbi shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes, tha ai, duke u bërë thirrje banorëve ta ruanin qetësinë.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë raportoi se rreth 10 shpërthime u dëgjuan në Sevastopol rreth orës 17:15 me kohë lokale.

Kievi synon ta çlirojë Krimenë, të cilën Rusia e uzurpoi dhe e aneksoi jashtëligjshëm më 20214.

Ushtria ukrainase i ka kryer një sërë sulmesh të mëdha në këtë gadishull prej se nisi lufta, përfshirë ndaj luftanijeve, zyrave të flotës ruse në Detin e Zi dhe urës e cila e lidh gadishullin me Rusinë jugore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026