Ukraina: Kemi zmbrapsur sulme ruse në katër rajone
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 20 nga 22 dronët e lëshuar nga Rusia ndaj caqeve në katër rajone të Ukrainës në orët e para të 26 korrikut.
Kështu njoftoi forca ajrore ukrainase e cila tha se sulmet u kryen në rajonet e Hersonit, Sumit, Zhitomir dhe Çernihivit.
Sulmet e reja ruse ndodhën një ditë pasi Moska sulmoi instilacione në portin ukrainas të Izmajilit në lumin Danub, afër kufirit të shtetit anëtar të NATO-s, Rumanisë.
Kjo nxiti NATO-n që të aktivizonte avionët luftarakë F-18 për të monitoruar situatën.
Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjashtë dronë ukrainas, katër mbi rajonin e Rostovit dhe dy mbi atë të Kurskut, shkruan REL.
Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, e sulmon shtetin fqinj me armë të llojeve të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë kundërajrore.
Pavarësisht dëshmive të shumta, udhëheqja ruse mohon se ushtria e saj sulmon caqet civile në qytetet dhe fshatrat ukrainase, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa