Ukraina konfirmon tërheqjen e trupave nga Soledar

25 Janar 2023 | 18:28

Ukraina konfirmoi të mërkurën se trupat e saj ishin tërhequr nga Soledar, pothuajse dy javë pasi trupat ruse thanë se kishin pushtuar qytetin.

“Për të ruajtur jetën e personelit të shërbimit, Forcat e Mbrojtjes u tërhoqën nga Soledar,” tha zëdhënësi ushtarak Serhiy Cherevatyi, shkruan Reuters.

Vërejtjet e tij ishin konfirmimi i parë ukrainas se forcat ruse kanë kapur Soledar, i cili ndodhet në rajonin e Donetsk.

Ai tha se linja mbrojtëse e Ukrainës në Soledar kishte penguar forcat ruse – të cilat pushtuan Ukrainën 11 muaj më parë – të depërtojnë në vijat e saj të pasme.

Sipas Cherevatyi, forcat ukrainase në asnjë moment nuk ishin rrethuar në Soledar gjatë luftimeve të ashpra.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026