Ukraina mbetet pa energji, Rusia rrafshon infrastrukturën energjetike të 6 rajoneve
Rusia ndërmori një valë të re sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke lënë të paktën 3 të plagosur në Kiev dhe 90% të qytetit të Lvivit pa energji.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi në fjalimin e tij të përditshëm se Rusia vetëm sa po e fut veten në një rrugë pa krye, pasi me sulme të tilla ka gjithnjë e më pak raketa.
Sinkron Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës:
“Aktualisht ka ndërprerje të energjisë në shumicën e rajoneve të Ukrainës. Më e vështirë situata paraqitet në Kiev, Lviv, Odesa, Kherson dhe disa rajone të tjera të vendit”.
Zelensky tha se forcat e armatosura ukrainase rrëzuan 54 raketa, ndërsa forcat ajrore bënë të ditur se kishin rrëzuar 11 dronë iranianë. Ndërkohë, shpërthime u raportuan në Kharkiv.
Më shumë se 25 mijë kilometra rrugë të vendit janë dëmtuar nga lufta, sipas Andriy Ivko, nëndrejtor i agjencisë kombëtare të rrugëve.
Ndërkohë, qeveria bjelloruse i dërgoi një notë proteste ambasadorit ukrainas pas njoftimit se kishte rrëzuar një raketë ukrainase në territorin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 viktima
- Hiqen barrikadat, hapen pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak
- Fluks i shtuar në Rinas, Balluku: Terminali i ri ka bërë që të mos ketë radhë
Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)