Ukraina plotëson pyetësorin për anëtarësimin në BE

18 Prill 2022 | 11:10

Ukraina ka plotësuar pyetësorin që do të jetë pikënisje për Bashkimin Evropian, që të vendosë për anëtarësimin e Kievit në union.

Kjo bëhet e ditur nga Ihor Zhovkva, zv.shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i dorëzoi pyetësorin Zelenskit gjatë vizitës në Kiev më 8 prill.

“Sot, mund të them që dokumentet janë plotësuar nga pala e ukrainase” tha Zhovkva për televizionin publik më 17 prill.

Ai shtoi se KE duhet të japë rekomandimet që duhet të plotësojë Ukraina për t’u bërë vend anëtar i BE.

“Presim që rekomandimet të jenë pozitive dhe topi më pas do të jetë në fushën e BE”, shtoi ai.

Zhovkva tha se Ukraina pret që të marrë statusin e vendit kandidat në qershor kur është parashikua takimi i Këshillit të BE-së.

Ukraina nisi procedurat për të aplikuar për anëtarësimin në BE pas pushtimit nga Rusia.

Këshilli i BE pritet të mblidhet më 23-24 qershor sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare.

“Më pas do të nisim bisedimet për anëtarësim. Pasi të mbajmë bisedimet, mund të flasim për anëtarësimin e plotë të Ukrainës në BE”, përfundoi Zhovkva.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026