Ukraina raporton disa sulme me dronë nga Rusia pas përfundimit të armëpushimit

21 Prill 2025 | 07:29

Ushtria e Ukrainës ka raportuar sulme me dronë rusë në disa rajone gjatë natës, vetëm disa orë pas përfundimit të një “armëpushimi të Pashkëve” 30-orësh të shpallur nga Moska.

Forcat ajrore të Ukrainës lëshuan alarme sulmi për rajonin e Kievit, si dhe Kherson, Dnipropetrovsk, Cherkasy, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia.

Në qytetin jugor të Mykolaiv, kryebashkiaku Oleksandr Senkevych tha se “shpërthime u dëgjuan”. Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima.

Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmet e raportuara. Armëpushimi i shpallur nga Presidenti Vladimir Putin skadoi mesnatën e së dielës me orën e Moskës. Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Të hënën herët, banorët në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, u kërkuan nga autoritetet lokale që të shkonin menjëherë në strehimoret aty pranë për shkak të kërcënimit të sulmeve me dron.

Në rajonin e Kievit, zyrtarët lokalë thanë se forcat e mbrojtjes ajrore “po punonin në objektiva”.

Forcat ajrore të Ukrainës raportuan gjithashtu një “rrezik rakete” për rajonet qendrore dhe tha se avionët rusë ishin “aktivë në drejtimet veri-lindore dhe lindore”.

Në Mykolaiv, kreu rajonal Vitaliy Kim tha menjëherë më pas se qyteti ishte sulmuar me raketa. “Nuk ka pasur viktima apo dëme,” shtoi ai.

Disa orë para përfundimit të armëpushimit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putin nuk kishte dhënë urdhër për ta zgjatur atë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ruse Tass.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026