Ukraina: Rusia po e ndihmon Iranin me të dhëna satelitore
Një vlerësim i inteligjencës ukrainase, sipas Reuters, pretendon se Rusia i ka ofruar mbulim Iranit duke e furnizuar me imazhe satelitore dhe e ka ndihmuar në operacione kibernetike gjatë konfliktit aktual me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Në raport thuhet se satelitët rusë kanë kryer të paktën 24 vëzhgime në 11 shtete të Lindjes së Mesme në fund të marsit, duke shënjuar 46 lokacione, përfshirë baza ushtarake amerikane, aeroporte dhe fusha nafte.
Në dokument përshkruhet një model sipas të cilit sulmet me raketa dhe dronë iranianë kanë ndodhur menjëherë pas këtyre vëzhgimeve.
Në vlerësimin e inteligjencës ukrainase pretendohet se Moska dhe Teherani mbajnë “një kanal të përhershëm komunikimi” për të këmbyer të dhëna, që mund të përfshijë edhe spiunë ushtarakë rusë në Teheran.
Aty po ashtu jepen detaje të bashkëpunimit në rritje në fushën kibernetike, me grupet e hakerëve rusë dhe iranianë që koordinojnë sulmet ndaj infrastrukturës rajonale.
Pretendimet vijnë në mes të thellimit të lidhjeve ushtarake mes Rusisë dhe Iranit që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, përfshirë bashkëpunimit me dronë dhe marrëveshje për ndarjen e informacioneve të inteligjencës.
Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 21:32 Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
- 20:42 Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës