Ukraina sulmon bazat ruse, Kievi pranon se kundërofensiva po ecën me ngadalë
Ushtarët ukrainas kanë qëlluar raketa ndaj pozicioneve rusë pranë Bakhmutit. Është një skenë e rrallë në kundërofensivën ukrainase, të shënuar nga paqartësi dhe nga e cila nuk ka shumë pamje.
Ukraina ka lejuar filmimin e ushtarëve të saj që stërviten në vijën e frontit, ku dhe do të dërgohen së shpejti. Tashmë dihet se trupat vendase po avancojnë me ngadalë dhe me një numër të madh humbjesh, por Kievi është i vendosur t’i tregojë Perëndimit se mund ta mposhtë Rusinë.
Kjo e fundit ka konfirmuar nga ana e saj rrëzimin e dy dronëve pranë lokalitetit Lukino, në rrethinat e Moskës, ku ndodhen dhe strukturat e një njësie ushtarake. Kievi nuk e ka komentuar ngjarjen, edhe pse ka deklaruar vazhdimisht të drejtën e tij për të sulmuar çdo objektiv të lidhur me pushtimin rus.
Autoritetet e caktuara nga Moska në zonat e përmbytura nga dëmtimi i digës në Kakhovka kanë deklaruar se numri i personave të vrarë nga përmbytjet ka shkuar në 41. Ndërsa Kievi pretendon se janë të paktën 500 vdekje në zonat e pushtuara. Palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës.
Në Ukrainë, plagët e luftës do të duan vite për t’u shëruar, ndoshta dekada. Përpjekjet janë të mëdha në qytete si Irpini, ku një pjesë e shkatërruar nga bombardimet ruse është rindërtuar.
Qytete të tjera, si Kramatorsku, që përjetoi javë të tëra bombardime, janë shumë të varur nga ndihma ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Von der Leyen zbulon paketën e ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
- Gjermania dhe Kina zhvillojnë bisedime mes tensioneve mbi Ukrainën
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë