‘Ukraina të lëshojë territor’, Zelenski reagon ndaj ish-sekretarit amerikan

26 Maj 2022 | 09:16

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger i cili tha në Forumin Ekonomik të Davosit se Ukraina duhet t’i lëshojë territor Rusisë, në mënyrë që të përfundojë lufta.

Përmes një video mesazhi nga presidenca mbrëmjen e së mërkurës, Zelenski u shpreh kundër deklaratës së Kissinger dhe i krahasoi pikëpamjet e tij, me ato të Gjermanisë naziste në vitin 1938, shkruan CNN.

“Duket se kalendari i zotit Kissinger nuk është 2022, por 1938 dhe ai mendoi se po fliste me një audiencë jo në Davos, por në atë që ishte Mynihu i atëhershëm. Meqë ra fjala, në vitin e vërtetë 1938, kur familja e zotit Kissinger po arratisej nga Gjermania naziste, ai ishte 15 vjeç”, tha Zelenski.

Gjatë fjalës së tij në Davos, Kissinger tha se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të fillojnë në dy muajt e ardhshëm përpara se të krijohen trazira dhe tensione që nuk do të kapërcehen lehtë.

Sipas tij, vija ndarëse duhet të jetë kthimi në “status quo ante”, ku Ukraina duhet të heqë dorë nga pjesa më e madhe e Donbasit dhe Krimesë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

930 viktima nga shpërthimi i Ebolës në Kongo

Ministria e Shëndetësisë në Kongo njoftoi se të paktën 930 persona kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës, me 37 vdekje të reja të regjistruara në një...
10:32 | 20/07/2026

JD Vance bëhet baba për herë të katërt, lind fëmija i parë i një zv.presidenti në detyrë pas më shumë se 150 vitesh

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën lindjen e fëmijës së tyre të katërt, i pari i...
10:18 | 20/07/2026

Pas muajsh tensionesh politike SHBA-Spanjë, Sanchez dhe Trump takohen në finalen e Kupës së Botës

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump u takuan ballë për ballë të dielën , pas gati dy vitesh tensionesh publike dhe...
09:59 | 20/07/2026