Ukraina thirrje Iranit: Mjaft dërguat armë në Rusi

29 Tetor 2022 | 11:07

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se i ka kërkuar Teheranit të ndalojë ofrimin e armëve Rusisë në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hossein Amirabdollahian.

Zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tyre perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se i ka ofruar Rusisë të ashtuquajturat drone “kamikaze” , të cilët kohët e fundit janë përdorur me efekt shkatërrues nga forcat e Moskës në sulmet që synojnë infrastrukturën ukrainase, shkruan Al Jazeera.

Irani ka mohuar ashpër se ka dërguar ndonjë armatim, duke përfshirë dronë , në Rusi.

“Sot mora një telefonatë nga ministri i jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian”, shkroi Kuleba në një postim në Twitter të premten vonë.

“Kërkova nga Irani që menjëherë të ndalojë fluksin e armëve drejt Rusisë, të përdorura për të vrarë civilë dhe për të shkatërruar infrastrukturën kritike në Ukrainë”, shkroi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026