Ukraina thotë se situata në jug dhe lindje mbetet e “vështirë”
Ushtria e Ukrainës tha të shtunën vonë se situata në lindje dhe në jug të vendit “mbetet e vështirë”, duke përmendur sulmet e shpeshta ajrore dhe raketore ruse, në ditën kur Ukraina e shënoi përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit strategjik, Herson.
Të shtunën vonë u raportua, po ashtu, se forcat ukrainase e çliruan fshatin Topoli në rajonin e Harkivit, rreth pesë kilometra larg kufirit rus.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha se forcat ruse i kryen 41 sulme ajrore dhe i hodhën 44 raketa të shtunën kundër “pozicioneve të trupave tona dhe zonave të populluara”, duke i goditur ndërtesat e banimit dhe zonat infrastrukturore.
“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve”, tha Shtabi i Përgjithshëm, pa dhënë hollësi.
“Situata operacionale në lindje dhe në jug të Ukrainës mbetet e vështirë”, tha ajo.
Ushtria shtoi se gjatë ditës, Forcat Ajrore Ukrainase kryen 10 sulme në “vendndodhjet e personelit, armëve dhe pajisjeve ushtarake të armikut”, duke thënë se e shkatërruan një sistem rus të raketave kundërajrore S-400.
Forcat Ajrore lëshuan një alarm për sulme me dronë gjatë natës së shtunë, duke raportuar se forcat mbrojtëse kishin shkatërruar dronë në rajonet Dniprepertovski, Harkiv, Mikolaiv, Poltava, dhe Kiev.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkroi në Telegram se sistemet kundërajrore u aktivizuan dhe se civilët duhet të strehohen. Nuk u raportua për të lënduar.
Alarmi u lëshua teksa Ukraina po e shënonte përvjetorin e parë të çlirimit të qytetit jugor, Herson, qendra e vetme administrative rajonale e kapur nga forcat ruse gjatë pushtimit që Moska e nisi në shkurt 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë