Ukraina vijon përparimin në territorin rus, pushton disa fshatra të tjerë në Krusk

19 Gusht 2024 | 12:18

Mbi 3 mijë persona janë evakuuar përgjatë 24 orëve të fundit nga disa zona në rajonin perëndimor të Kurskut, në Rusi, që ndodhet nën inkursionin e ushtrisë ukrainase.

Ministria ruse e Emergjencës deklaroi se mbi 10 mijë banorë po qëndrojnë në qendra të përkohshme akomodimi në pjesë të tjera të vendit.

Ofensiva ushtarake ukrainase në Kursk ka bërë që trupat e Kievit të marrin nën kontroll disa fshatra, të kapin rob disa qindra persona dhe të çojnë në evakuimin e dhjetëra mijëra civilëve.

Bëhet fjalë për sulmin më të madh ndaj Rusisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Zelensky ka thënë se nuk dëshiron ta mbajë përgjithmonë territorin rus të Kurskut, por është e qartë se ai dëshiron ta përdorë atë si një zonë mbrojtëse.

Me kalimin e kohës, kjo tokë do të ketë një vlerë politike për çdo lloj negocimi paqeje në të ardhmen.

Ndoshta ajo mund të shfrytëzohet dhe të shkëmbehet me disa toka që Rusia ka pushtuar në Ukrainë.

BBC shkruan se forcat ukrainase vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Kurskut, duke lëvizur fshat më fshat me mjete të blinduara të vogla. Ata kanë shkatërruar tre ura mbi lumin Seym.

Por ndërkohë që Ukraina po përparon këtu, Rusia po shtyn gjithashtu përpara në rajonin lindor të Donetsk-ut në Ukrainë.

Rusisë i është dashur të ridislokojë mijëra trupa nga Ukraina si dhe nga Rusia, por ende nuk është e mjaftueshme për të ngadalësuar përparimet në lindje.

Megjithatë, Ukraina është e përkushtuar këtu në rajonin Sumy; nuk ka marsh mbrapa për momentin.

Kievi shpreson se inkursioni surprizë në territorin rus, që nisi më 6 gusht, do të ndryshojë dinamikën e konfliktit që ndodhet në vitin e tretë.

Por zyrtarët ukrainas kanë thënë vazhdimisht se synimi i operacionit nuk është të pushtojë Rusinë, por ta detyrojë atë të negociojë për paqen sipas kushteve të Kievit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026