Ukrainasja rrëfen tmerrin e luftës: Mund të përsëritet edhe në vendet tuaja
Aktivistja nga Ukraina, Snezhana Polyanska në një lidhje ‘live’ me emisioni ‘Sot’ rrëfeu situatën e vështirë që po kalon vendi i saj pas nisjes së pushtimit nga Rusia.
Nga bodrumi ku është strehuar për t’i shpëtuar sulmit rus dhe për të mbrojtur fëmijën e saj, ajo tregoi se ka humbur njerëz të njohur nga bombardimet që vazhdojnë prej 2 ditësh.
Duke kërkuar që mediat të përcjellin faktin se sa shumë serioze është situata në Ukrainë, ajo paralajmëroi për rrezikun që mund të kanosë çdo vend, ashtu siç ndodhi me vendin e saj.
“Është Lufta e Tretë Botërore, por është ndryshe dhe popujt duhet të qëndrojë krah njëri-tjetrit, pasi kjo që po ndodh në Ukrainë mund të përsëritet në çdo vend tjetër”, tha ajo.
Aktivistja tregoi se kishte refuzuar të largohej nga vendi për shkak të kaosit të krijuar nëpër rrugë nga frika e bombardimeve, por shtoi se të gjithë ata që po i drejtohen kufirit, po e bëjnë këtë për të siguruar fëmijët dhe afërmit e më pas kthehen sërish për të mbrojtur Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore