Ukrainë, trupat amerikane zbarkojnë në Europën Lindore
Disa mijëra trupa amerikane do t’i dërgohen shteteve anëtare të NATO-s në Europën lindore, në mënyrë që aleatët të ndjehen të mbrojtur për sa i përket gjendjes në Ukrainë. Kjo ka qenë deklarata e administratës Biden, në të cilën theksohet se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, edhe në rast konflikti atje si pasojë e kërcënimit rus.
Presidenti Biden ka aprovuar dërgimin e 3,000 trupave të tjerë ditën e sotme në shtete të Europës lindore, të cilët synojnë të qetësojnë situatën dhe të sigurojnë shtetet aleate se SHBA do të jetë aty për ta në çdo rast.
Biden ka theksuar se SHBA nuk ka asnjë qëllim të ndërhyjë në Ukrainë në rast konflikti, por se trupat amerikane janë të detyruara t’i mbrojnë shtetet anëtare në rast konflikti mes vendeve në rajon.
Prej javësh, Rusia po kërcënon një sulm të mundshëm në Ukrainë, edhe pse, presidenti Vladimir Putin nuk e ka pranuar kurrë publikisht diçka të tillë, duke thënë vazhdimisht se ‘Rusia nuk ka asnjë qëllim të pushtojë Ukrainën’.

Sidoqoftë, situata ka përshkallëzuar pasi mbi 100,000 trupa rus gjenden tashmë në kufirin me Ukrainën, dhe pak ditë më parë Pentagoni deklaroi se presidenti Putin ka dërguar mjaftueshëm trupa dhe artileri në Ukrainë për të nisur një pushtim të mundshëm.
Për momentin, 4.000 trupa amerikane kanë zbarkuar në Poloni, rreth 100 të tjerë në Lituani dhe 60 në Letoni dhe Estoni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 11:11 Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve
- 11:00 “Filloni t’i thoni lamtumirë”, motra e Ronaldos lajmëron largimin e tij nga kombëtarja pas Kupës së Botës (VIDEO)
- 10:51 Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
- 10:50 Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027
- 10:49 “Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
- 10:25 Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë