Ukrainë/ Vritet në luftë kampioni i Evropës në boks

29 Mars 2023 | 11:00

Qeveria ukrainase ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se 22-vjeçari, Maksim Galiniçev ka humbur jetën në luftime në front,ndërsa luftonte kundër forcave ruse.

Boksieri ishte një emër i njohur në ringun ndërkombëtar pasi kishte shkëlqyer në moshë të re duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian të të rinjve në vitet 2017 dhe 2018, ndërsa në vitin 2018 kishte marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike për të rinj.

“Maksim Galiniçev, 22, kampion Europe boksi për të rinjtë, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhansk. Maksim u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në front dy herë pasi ishte plagosur dhe rikuperuar”, tha në rrjetet sociale Anton Gerashçenko, këshilltar i qeverisë ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme bërthamore me Arabinë Saudite

Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje bërthamore që do t’i lejonte mbretërisë të zhvillonte një program bërthamor civil. Administrata Trump nuk publikoi...
07:26 | 23/07/2026

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026