Ulja e TVSH për bujqësinë, prodhuesit shqiptarë e kundërshtojnë: Deformohet principi
Ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar të produkteve bujqësore hasi në kundërshti nga operatorët prodhues shqiptarë. Kjo sepse sipas tyre, u deformua thellë principi i tatimit mbi vlerën e shtuar.
Në vitin 2017 qeveria socialiste e rriti TVSH në 20%, por në vitin 2019, ajo shkoi sërish 6%. TVSH 6% sipas prodhuesve dhe përpunuesve shqiptarë disavantazhon produktet shqiptare pasi tregtarët nëpërmjet auto-faturimit të produktit të blerë nga fermeri, u njihet vetëm 6% TVSH.
Pra, nëse e blejnë një produkt 100 lekë, tatimi që shteti rimburson është 6%, vetëm 6 lekë dhe në rast se e shesin po 100 lekë, ata duhet të paguajnë 20% TVSH, pra 20 lekë, pra një humbje 14% më shumë që në burim.
Përveç kësaj nëse vendosin që çmimin ta rrisin në 150 lekë, tregtarët duhet të paguajnë edhe 20% tatim të vlerës së shtuar, pra 6 lekë të tjera.
Kjo skemë tatimi sipas përpunuesve, 6% në hyrje dhe 20% në dalje do të deformojë rëndë tregun.
Nga ana e qeverisë ministrja e Financave, Anila Denaj në Ilva Now është shprehur se kjo skemë sërish ka rritur prodhimtarinë.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania