Ulje e tensioneve Kosovë-Serbi, Rutte e Bettel vizitë në Beograd dhe Prishtinë

3 Korrik 2023 | 09:47

Kryeministri i Holandës Mark Rutte së bashku me homologun e Luksemburgut Xavier Bettel, nisin këtë të hënë vizitën në Serbi, për të vijuar më pas me qëndrimin në Kosovë.

Ata pritet të takohen me liderët e dy vendeve me synimin për të ulur tensionet.

Vizita e dy kryeministrave do të fokusohet në çështjen e situatës së krijuar në Veri të Kosovës dhe rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe përkushtimit të Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Rutte dhe Bettel fillimisht do të vizitojnë Zagrebin dhe të hënën do të qëndrojnë në Beograd, ku do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministren Ana Bërnabiç.

Një ditë më vonë ata do të vizitojnë Prishtinën, ku do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e dy kryeministrave evropianë ishte planifikuar para disa muajsh. Por, ata do ta shfrytëzojnë këtë udhëtim për të dërguarin mesazhin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s ndaj liderëve në Kosovë dhe Serbi për nevojën e uljes së tensioneve, qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe kthimin në dialogun që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në këtë vizitë ishte parashikuar të merrte pjesë edhe kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo. Por, ai e ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të një krize të brendshme politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas kërkesës për shkarkimin e tij nga drejtimi i partisë, duke bërë të ditur...
20:17 | 15/07/2026