“Ulni çmimet e barnave”, Biden urdhër kompanive: Veproni ose marrim masa
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, barnat kushtojnë shtrenjtë, ndërsa kompanitë farmaceutike abuzojnë me çmimet. Për këtë arsye, presidenti Joe Biden ka nisur një ofensivë kundër kompanive më të mëdha, me synimin për t’i detyruar ato të ulin çmimet.
Kjo lëvizje e administratës Biden, synon të ulë kostot e barnave për miliona amerikanë, njëkohësisht të ndihmojë edhe në uljen e inflacionit.
Në planin e parë të masave, ajo njoftoi se ka listuar 10 medikamentet e para, për të cilat do të negociohet reduktimi i çmimit. Bëhet fjalë për ilaçe të zakonshme që trajtojnë sëmundje kardiake, diabetin, apo dhe artritin, për të cilat personat mbi 65 vjeç paguan më shumë se 3.4 miliardë dollarë në vitin 2022.
Prodhuesve u jepet 30 ditë kohë për të ulur çmimet, ndryshe do të përballen me akciza më të larta ose do të duhet të tërheqin produktet nga tregu amerikan.
Biden mund të mbështetet nga kompanitë, por mund të përballet edhe me padi, pasi e shohin këtë lëvizje si antikushtetuese.
Nga ana tjetër, shumë grupe interesi, e kanë vlerësuar këtë ndërhyrje si fitore historike, veçanërisht për të moshuarit që përballen me kosto të larta të barnave.
“Menjëherë sapo të nisë implementimi i këtij plani, çmimet e barnave të caktuara në listë do të ulen për më shumë se 9 milionë të moshuar, që aktualisht paguajnë çdo vit më shumë se 6497 dollarë nga xhepat e tyre”, tha mes të tjerash kreu i Shtëpisë së Bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë